VMRO–DPMNE, kërkon përgjegjsi për vdekshmërinë e foshnjave
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së për vdekshmërinë e foshnjave të sapolindura.....

I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së për vdekshmërinë e foshnjave të sapolindura nëpër maternitetet e vendit, ngatresat e tyre që bëhen gjatë dhënies nga spitali, dhe për gjithë sistemin shëndetësor.
VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga autoritetet shëndetësore dhe trajtime më të mira mjekësore për lehonat dhe foshnjat e sapolindura.
Nga kjo parti dyshojnë se në hapësirat e klinikës së gjinekologjisë në Shkup janë përhapur edhe bakterje të rrezikshme.
“Pyesim sa foshnje të sapolindura kanë vdekur brenda 10 ditëve të fundit në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, dhe a është e vërtet ose jo se në krevetat e foshnjave dhe në plagët e lehonave të operuara me cezarian është gjetur bakteria “Mërsa” e cila mund të vë në rrezik jetën e tyre” – tha Dafina Stojanoska nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.
