Përmbytjet në Shqipëri

04.02.2018 19:47

Reshjet e rena pergjatë 24 oreve kanë rikthyer përmbytjet në Shqipëri....

Reshjet e rena pergjatë 24 oreve kanë rikthyer përmbytjet në Shqipëri. Disa fshatra të qarkut të Vlorës dhe të Fierit janë më problemtiaket, për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Vjosës. Përmbytjet më të mëdha janë shënuar në fshatrat Novoselë, Fitore dhe Bishan, ndërsa kanë nisur evakuimin dhe largimin e gjësë së gjallë për të shmangur pasojat. Në qarkun e Vlorës u evakuuan nga banesat e tyre 17 familje. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka shpejguar situatën, ndërsa ka folur edhe për masat e marra për menaxhimin e situatës.

Nëdërkaq, në Ferras të Fierit janë evakuuar 7 familje. Për shkak të vështirësive, njëra prej familjeve u evakuua nga forcat e Armatosura. Familja është shoqëruar në qendrën e rehabilitimit, ndërsa mes katër anëtarëve të evakkuar është dhe një e moshuar që ka humbur shikimin.

Në fashatin Ferras ndodhen rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura, që qëndrojnë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast emergjence.

Përmbytje ka pasur edhe në Fushë-Krujë, Mat, Divjakë dhe Berat, por fatmirësisht nuk ka humbje të jetëve të njerëzve.