Maqedoni
Mot stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit
05.02.2018 09:08
Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë me temperaturë të mëngjesit prej minus gjashtë deri në tre gradë Celsius...

Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë me temperaturë të mëngjesit prej minus gjashtë deri në tre gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 13 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë minimale prej minus një gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Nga e mërkura sërish do të ketë reshje të shiut me intensitet të dobët deri në mesatare dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor, ndërsa valë e re e lagështisë me reshje më të rrëmbyeshme pritet të shtunën./mia
