Botë
Fillon testimi i vaksinës kundër kancerit të njerëzve, i sulmon të gjitha tumoret
05.02.2018 10:38
Vaksina revolucionare kundër kancerit, e cila sulmon tumore nëpër të gjithë trupin hyn në fazën e testimit tek njerëzit...

Vaksina revolucionare kundër kancerit, e cila sulmon tumore nëpër të gjithë trupin hyn në fazën e testimit tek njerëzit, ndërsa shkencëtarët e Universitetit Stenford pohojnë se vetëm një injeksion nxit reagim imunologjik të organizmit dhe sulmohen të gjitha tumoret të cilat eventualisht kanë lëshuar metastaza.
Ashtu siç publikojnë mediat amerikane, testimi ndaj njerëzve fillon pasi që testimi ndaj minjve, sipas shkencëtarëve ka kaluar "jashtëzakonisht mirë".
Nëntëdhjetë për qind e kafshëve të testuara janë shëruar vetëm me një injeksion, ndërsa të tjerat edhe me një tjetër. Ilaçi ka vepruar madje edhe te minjtë tek të cilët kanceri është përhapur nëpër të gjithë trupin. Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në Sajens Medisin.
Edhe pse terapia quhet "vaksina kundër kancerit", dallimi në krahasim me vaksinat e tjera klasike është që ajo aplikohet tek njerëzit të cilët veçmë janë të sëmurë.
Ilaçi ka dy komponentë. I pari është sekuencë e shkurtër e ADN-së e cila me qelizat e afërta imunologjike përforcon ekspresion të receptorëve të aktivizimit në sipërfaqen e T-qelizave të cilat janë të përfshira në luftën e organizmit kundër kancerit. Komponenti i dytë është antitrup që lidhet me receptorin, aktivizon T-qeliza dhe sulmon qeliza të kancerit. Sepse injektohet direkt në tumorin, ilaçi aftëson T-qeliza të cilat veçmë e njohin kancerin, sepse janë në të.
Është planifikuar që ilaçi të testohet ndaj 15 pacientëve vullnetarë të cilët vuajnë nga limfomat./mia
