Maqedoni
Gjendja e rrugëve
05.02.2018 10:58
Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Dukshmëri të ulët (30 - 50 m) për shkak të mjegullës ka në Dellçevë dhe Smojmirovë...

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.
Nga 15.11.2017 kryhen aktivitete ndërtimore për ndërtimin e unazës Vanço Përqe në rrugën eksprese A3, pjesa nga Probishtipi deri në f. Krupishte në rrugën rajonale P1205. Për këtë qëllim është vendosur ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe është vendosur sinjalizim i duhur rrugor në këtë pjesë.
Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit, në rrugën magjistrale A2, rruga Kërçovë-Ohër (Presekë - Pesoçan) në dy pika të kësaj lëvizje, nga 2+397km deri në 3+910km dhe nga 7+060k deri 11+498km nga e mërkura 20.09.2017 vendoset ndryshim i përkohshëm i komunikacionit me devijime (kalim nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punëve ndërtimore.
Në drejtimin rrugor Negotinë - Demir Kapi, në pjesën prej Negotinës deri në vendin Ostrovë, komunikacioni do të zhvillohet përgjatë pjesës së autostradës së re në gjatësi prej 4 km. Nëpër këtë pjesë komunikacioni ndërkaq kthehet në rrugën magjistrale P103.
Aksi rruga Gostivar-Kërçovë për shkak të sanimit të strukturës së sipërme dhe të poshtme të urës MALI DOL km101+606 të rregulluar me semaforë dhe pajisje adekuate të komunikacionit.
Viadukt Trejd njofton se do të kryhen aktivitet ndërtimore me kohëzgjatje prej 3 muajve në rrugën shtetërore A2, aksi rruga Gostivar-Kërçovë për shkak të sanimit të strukturës së sipërme dhe të poshtme të urës VISJAK DO km109+878 të rregulluar me semaforë dhe pajisje adekuate të komunikacionit.
Shoqata SHPKNJP "Alfalt"-Shkup, njofton se janë duke u zbatuar punime ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë në pikat pagesore Otovicë dhe Sopot. Në periudhën nga 18.10.2017 deri më 18.06.2018 në rrugën magjistrale A1 në aksin rrugor Veles-Shkup në afërsi të pikës pagesore Otovicë dhe në aksin rrugor Shkup-Veles në afërsi të pikës pagesore Sopot, vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit dhe paralajmërohen shoferët të vozisin me kujdes.
Shoqata "Beton SHA Shkup" njofton se nga data 26.10.2017, filluan aktivitetet ndërtimore për rehabilitimin e rrugës shtetërore A4, aksi rrugor nga Kadino deri në Hipodrom, nga pika pagesore Petrovec drejt Hipodromit. Për atë nevojë, do të vendoset ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit dhe sinjalizim i vendosur adekuat i komunikacionit në aksin e njëjtë.
SHN Granit informon se nga 27.06.2017 ka filluar me kryerjen e punëve ndërtimore në aksin rrugor A2 Gostivar-Kërçovë (pjesa Gostivar deri në f.Kollar) në gjatësi prej 28,5 km. Punohet në kryerjen e rehabilitimit të rrugës së asfaltuar.
Njëkohësisht kryhen punë ndërtimore në sanimin e urave të rrugën e njëjtë shtetërore. Për momentin kryhen punë ndërtimore në urën "Atanasova Reka" në gjatësi prej 110 km.
Komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe i njëjti është i rregulluar me semaforë.Gjithsej kohëzgjatja e rehabilitimit të rrugëve dhe urave është paraparë të zgjasë 15 muaj, gjegjësisht përfundimi i aktiviteteve ndërtimore të paktën këtë moment është paraparë të përfundojnë në vitin 2018 në shtator.
Shoqata ndërtimore "Granit" SHA Shkup Sveti Nikollë - Shtip kryen punë ndërtimore për ndërtimin e rrugës shtetërore A4 pjesa Sveti Nikollë - Shtip nga 26+396 deri në 47+107. Me fillim nga 21.)5.2015 tërësisht është mbyllur pjesa nga 28+520 (Sveti Nikollë) deri në 38+500 (udhëkryqi i përhershëm Kadrifakovë) dhe kjo mbyllje do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë prej 2 viteve). Tërë komunikacioni rikahëzohet përmes rrugës rajonale P1204.
I paralajmërojmë shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar nëpër vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dhe të lëvizin sipas udhëzimeve nga sinjalizimi i ri i vendosur rrugor.
Komunikacioni në aksin rrugor A3 Prilep - Manastir - Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është në ndërprerje për shkak të shembjes së dheut i cili është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni megjithatë riorinetohet përmes qytetit të Manastirit. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizimin adekuat rrugor.
Për shkak të dëmtimit të urës në autostradën A1 Gradsko-Negotinë te Stobi në lumin Cërna, korsia e djathtë është mbyllur për qarkullim, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes korsisë së majtë. Është vendosur sinjalizim adekuat.
Informacione për qarkullim në aksin rrugor nëpër JASEN
Aksi rrugor i cili e lidh qytetin e Shkupit me Makedonski Brod.
Shkup në drejtim të Makedonski Brod nga ora 07:30-08:30 dhe 14:30-15:30
Makedonski Brod drejt Shkupit nga ora 06:00-7:00 dhe 16:00-17:00
Informata në tel: 02/ 3115-016 ose е-mail: [email protected].
Qendra informative
(02) 15 555
