BESIMIPËR VIZITË NË BRUKSEL

Besimi sot dhe nesër për vizitë në Bruksel

14.07.2014 12:03

Zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për çështje evropiane, Fatmir Besimi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Bruksel…….

Zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë,  i obliguar për çështje evropiane, Fatmir Besimi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Bruksel.

Besimi është paraparë të realizojë takime me Pjer Vimont, sekretar i përgjithshëm ekzekutiv i Shërbimit Evropian për punë të jashtme, Fernando Xhentilini, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin evropian për punë të jashtme, si dhe me Aleksandra Kas Granje, drejtoreshë në Drejtorinë për zgjerim të Komisionit Evropian.

Gjatë vizitës zëvendëskryeministri Besimi do të mbajë edhe prezantim të NPAA-së para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, si dhe një brifing në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPS).