Maqedoni

Fillon gjykimi për lëndën “Thesari”

05.02.2018 11:19

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 mbahet sot gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike të quajtur “Thesari”...

Kjo lëndë ka të bëjë me blerje të pajisjeve për spiunazh, ku i akuzuar i parë është ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov.

Përveç tij, të akuzuar janë edhe shefi i kabinetit, Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq, si edhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, i cili gjendet në arrati në Greqi.

Që të gjithë akuzohen për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe kompetencave dhe për dëmtim të buxhetit të shtetit.