Botë

Të paktën tetë persona kanë vdekur nga rrjedhja e gazit në Kinë

05.02.2018 12:03

Autoritetet lokale në jug të Kinës kanë thënë se tetë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë lënduar nga një rrjedhje e gazit...

Autoritetet lokale në jug të Kinës kanë thënë se tetë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë lënduar nga një rrjedhje e gazit nga tubacioni në një fabrikë çeliku në provincën Guangdong.
 
Agjencia e lajmeve Xinhua ka raportuar se rrjedhja ka ndodhur sot në qytetin Shaoguan.
 
Shkaku i rrjedhjes është ende duke u hetuar.
 
Nuk janë dhënë detaje të tjera deri më tash.
 
Një operacion i shpëtimit është në detyrë dhe shkaqet janë duke u hetuar nga thënë Xinhua./evropaelire