Cipras: do të bëj më të mirën për zgjidhjen e çështjes
“Kam përgjegjësi përpara vendit tim”,- deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras...

“Kam përgjegjësi përpara vendit tim”,- deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras, gjatë një takimi me liderin e opozitës “Demokracia e re” (ND), Qiriakos Micotaqis, njoftuan burime qeveritare.
“Micotaqis e akuzon shefin e qeverisë greke se ka ngritur çështjen e emrit të Maqedonisë për shkaqe politike, saktësisht për të përçarë partinë e djathtë opozitare, ND”,- shtuan ato.
“Ndërkohë, Cipras siguroi liderin e opozitës se nuk e kishte ndërmarrë këtë veprim as për të përçarë opozitën dhe as për ta bashkuar atë”,- thanë burimet.
“Për sa kohë do të jem kryeministër i vendit, unë do të kem përgjegjësi përballë tij dhe historisë”,- theksoi Cipras.
“Unë do të bëj më të mirën time për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, përfundoi ai.
