Ekonomi
Rrjeti Europian i Mundësive të Biznesit: Kompanitë të shfrytëzojnë programet europiane
05.02.2018 15:00
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të vendit duhet të rrisin interesimin për pjesëmarrje...

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të vendit duhet të rrisin interesimin për pjesëmarrje në projekte të financuara nga programet e Bashkimit Europian. Këtë e rekomandoi Rrjeti Europian i Mundësive të Biznesit në Maqedoni, pjesë e rrjetit më të madh për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili është i përfshirë në programet evropiane KOSME dhe Horizont, që kompanive u ofron ndihmë në shfrytëzimin e mundësive nga tregu evropian.
“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni duhet që më tepër të paraqiten në programet e financuara nga Bashkimi Evropian me qëllim të avancimit të tyre si në aspektin e zgjerimit të tregut por dhe në avancimin teknologjik. Shpresojmë se këtë vit Maqedonia do të ketë përfitime të drejtpërdrejta nga instrumenti për ndërmarrje të vogla dhe të mesme”,- tha menaxheri i projektit EEN, Viktor Stomajnovski.
Gjatë dy viteve të kaluara 137 kompani të huaja kanë shprehur interesim bashkëpunimi me kompanitë vendore nëpërmjet rrjetit evropian për mundësi biznesi, 36 prej tyre kanë realizuar partneritet. Në Rrjetin Europian të Mundësive të Biznesit janë përfshirë 600 organizata partneriteti dhe mbi 3.000 ekspertë.
GAZMEND REXHEPI
