Biznesmenët amerikanë mbështesin javë pune katërditore
Këto njohuri dalin nga anketa e "Spektrem grup", të zbatuar me afaristë të cilët në biznesin e tyre disponojnë me mjete prej mbi një milion dollarë…...

Pronarët e kompanive të mëdha në Shtetet e Bashkuara në parim konsiderojnë se vendosja e katër ditëve të punës në javë është ide interesante, por megjithatë ata nuk do ta mbështesnin propozimin për zvogëlimin e orëve të punës në një javë.
Këto njohuri dalin nga anketa e "Spektrem grup", të zbatuar me afaristë të cilët në biznesin e tyre disponojnë me mjete prej mbi një milion dollarë.
Anketa tregon se nga madje 69 për qind e biznesmenëve milionerë mbështesin heqjen e një ditë pune në javë. Kjo veçanërisht ka të bëjë me femrat milionere, ku gati 82 për qind konsiderojnë se katër ditë pune në javë është zgjidhje e drejtë.
Megjithatë, siç transmeton En-Bi-Si, java më e shkurtë e punës, sipas biznimenëve do të thotë orar më i gjatë i punës. Shumë milionerë besojnë se për veprimtaritë e tyre edhe më tej janë të nevojshme 40 orë pune në javë për punëtor, por edhe se punëtorëve do t'iu përshtatej më shumë për të punuar katër ditë në javë me nga 10 orë.
