Maqedoni
"To Vima" publikoi "pakon e ideve" të Nimicit për emrin
05.02.2018 15:42
Gazeta greke “To vima” e ka publikuar propozimin që ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Nimic...

Gazeta greke “To vima” e ka publikuar propozimin që ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Nimic, ua ka dorëzuar më 17 janar ndërmjetësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas këtij dokumenti, bëhet fjalë për pesë propozimet që ishin publikuar edhe më parë në media, si: Republika Maqedonia e epërme, Republika Veriore e Maqedonisë, Republika Maqedonia e Vardarit, Republika e re e Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë Shkupi.
Ndërsa si shembull për prezantim të propozimit e ka shfrytëzuar emrin Republika e Maqedonisë së Epërme, për të cilin u spekulua në media se palët janë shumë afër marrëveshjes.
Po ashtu sipas gazetës greke, emri i ri duhet të miratohet tërësisht për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, por pas integrimit të vendit në BE nuk ekziston ndryshim i detyrueshëm i kushtetutës.
Nimic e përsërit klauzolën e joekskluzivitetit për termet "maqedonase" dhe "Maqedoni" për përdorim ekonomik, kurse emri i ri të përdoret i papërkthyer apo i përkthyer sipas zgjedhjes së secilës palë.
Nimic po ashtu propozon që dy vendet sërish të konfirmojnë se nuk kultivojnë pretendime territoriale apo kërkesa, si dhe për respektim të ndërsjellë të trashëgimisë kulturore.
"Lidhur me ftesën për integrim në NATO, Nimic thekson se deri në datën në të cilën Shkupi zyrtarisht do të bëhet anëtare e Aleancës veriatlantike, do të duhej të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në mënyrë që të rregullohen marrëdhëniet bilaterale me vendet e tjera anëtare në bazë të emrit të ri zyrtar, që sipas rendit alfabetik do të regjistrohet nën shkronjën M".
"Në çështjet për nacionalitetin dhe gjuhën përfaqësuesi i posaçëm propozon opsionin: versioni sllav "makedonski", apo përshkrimi në bazë të emrit zyrtar apo në bazë të versionin të shkurtë të emrit Qytetar i Republikës Maqedonia e Epërme, publikon gazeta greke “To vima”.
Po ashtu ndërmjet shton edhe tre vërejtje: "Së pari, se vetë termin Maqedoni në formë të papërkthyer apo të përkthyer, Shkupi nuk do ta përdorë si emër zyrtar të shtetit në asnjë kornizë.
Së dyti, se termet "ish-republika jugosllave Republika e Maqedonisë" dhe IRJM do të ndalojnë së përdoruri në kontekst të Shkupit.
Së treti, termi Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të përdoret për përdorim të brendshëm deri në datën e anëtarësimit në BE",- shkruan gazeta.
GYLTENE SINANI
