“Thesari” pret ekstradimin e Grujevskit nga Greqia
Gjykata Penale në Shkup do të presë ekstradimin e ish-shefit të Drejtorisë së pestë, Goran Grujevskit....

Gjykata Penale në Shkup do të presë ekstradimin e ish-shefit të Drejtorisë së pestë, Goran Grujevskit, nga Greqia dhe më pas do të fillojë gjykimin për rastin “Thesari”, njofton “TVM2”. Në seancën e sotme gjyqësore për këtë rast, avokati, Petar Vasilev, informoi trupin gjykues se procedura e ekstradimit për të akuzuar Gruevskin është në fazë ankimore.
Pas vendimit të shkallës së parë për ekstradimin e të akuzuarve në Maqedoni, në Gjykatën e Supreme në Greqi është ankimuar vendimi i shkallës së parë, për të cilin së shpejti pritet aktvendim, nga i cili do të kuptohet nëse Grujevski do të ekstradohet në Maqedoni. Për këtë qëllim gjykimi për rastin “Trezor” është caktuar më 29 mars, datë kjo për të cilën avokatët e angazhuar në këtë rast janë pesimistë se deri atëherë do të mbarojë procedura e ekstradimit. Gruevski së bashku me Nikolla Boshkovskin, tani më për disa muaj janë në paraburgim në Greqi, ku me pasaporta të falsifikuara u arrestuan në aeroport, në tentim për të ikur në Budapest. Ata para organeve greke kanë dorëzuar edhe kërkesa për azil, për të cilat akoma nuk është vendosur.
Në procesin gjyqësor për rastin “Thesari” bëhet fjalë për keqpërdorim të parave shtetërore dhe përfitime personale përmes sigurimit të pajisjeve elektronike për drejtorin e pestë pranë DSK-së,ku përveç Grujevskit të akuzuar janë edhe ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov, ndihmësministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq, dhe ish shefit të kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.
Furnizimi i pajisjes kinse për nevoja të MPB-së është kryer përmes firmës “Finzi Dooel” - Shkup. Të gjithë të akuzuarit, përveç Gruevskit, ishin të pranishëm në gjykimin e sotëm, ndërsa ish-shefin e DSK-së, Mijallkov, do ta mbrojnë katër avokatë. Sipas PPS-së, të akuzuarit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2015, duke dëmtuar buxhetin e Maqedonisë mbi 17 milionë denarë. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)
