Rusi, mot i keq në Moskë, një i vdekur pesë të lënduar

05.02.2018 16:41

Një person humbi jetën e pesë të tjerë u lënduan nga kushtet ekstreme të motit të keq që ka përfshirë kryeqytetin rus, Moskën....

Një person humbi jetën e pesë të tjerë u lënduan nga kushtet ekstreme të motit të keq që ka përfshirë kryeqytetin rus, Moskën. Mbi 2 mijë pemë u rrëzuan si pasojë e erës së fortë dhe borës.

Gati gjysmë metri borë, më shumë se gjysma e mesatares mujore, mbuloi brenda vetëm 24 orësh kryeqendrën e Rusisë dhe kjo është sasia  më e madhe e borës për një periudhë kaq të shkurtër kohore e shënuar ndonjëherë që prej fillimit të regjistrimeve.

Moti i keq u bë shkas edhe për ndërprerjen masive të energjisë elektrike në qindra fshatra përreth Moskës. Për pasojë me dhjetëra fluturime patën vonesa në aeroportet e kryeqytetit rus.

“Fluturimi ynë është shtyrë. Po pres këtu që në mëngjes”,- theksoi një qytetare.

“Avionët as nuk ngrihen e as nuk ulen për shkak të kohës së keqe”,- u shpreh një qytetar.

“Na paralajmëruan që të mos dalim me makinë pa nevojë. Por, unë gjithsesi që dola me makinë, më pëlqejnë aventurat”,- theksoi një qytetare. (Sevdie Omeroviq, TVM2)