Britani e Madhe, kjo javë pritet të jetë më e ftohta e vitit

05.02.2018 16:55

Britanikët po bëhen gati për mot ekstrem teksa bora dhe akulli kanë pushtuar vendin...

Britanikët po bëhen gati për mot ekstrem teksa bora dhe akulli kanë pushtuar vendin dhe meteorologët paralajmërojnë se kjo do të jetë java më e  ftohtë e dimrit.

Deri tani, minimumi i temperaturave ka arritur në  -13.7 gradë celsius, por këtë javë do të ulen shumë më tepër se kaq.

Vala e të ftohtit, sipas mediave vendore, pritet që ta mbajë vendin të mbërthyer deri fundjavën e ardhshme.