Botë

Shqipëri, përmbytje në Vlorë e Fier

05.02.2018 16:57

Një ditë pas daljes nga shtrati i lumit Vjosa, situata vijon të jetë e rëndë në Vlorë...

Niveli i ujit në banesa ka arritur deri në 2 m, ku prej mbrëmjes së djeshme prurjet e lumit kanë qenë të mëdha duke përmbytur 77 banesa në fshatin Fitore dhe Novoselë.
 
Shumë banorë janë kthyer nëpër banesat e tyre ditën e sotme duke hequr ujin dhe baltën që e ka lënë lumi, ndërsa 30 familje janë ende nën ujë dhe për të shkuar në banesa duhet gomone. Banorët tregojnë se mëngjesin e sotëm niveli ka qenë mbi 2 m, edhe pse uji u tërhoq, ende 30 banesa qëndrojnë në ujë.
 
Edhe në fshatin Ferras në Vlorë, situata vijon të mbetet problematike. Rreth 170 familje po përballen me dëmet që kanë shkaktuar përmbytjet, ndërsa banorët shprehen se ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjet e muajit dhjetor të vitit të kaluar.
 
LULJETA NDOKA