Vërshimet në Arkivin Shtetëror, Allagjozovski: Së shpejti do të gjendet zgjidhje

05.02.2018 18:04

Pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë vendin tonë...

Pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë vendin tonë, Hapësirat e Arkivit të Republikës së Maqedonisë janë mbushur me ujë, njofton “TVM2”.

Është vërshuar edhe kati i gjashtë dhe i shtatë i ndërtesës ku janë vendosur Muzeu Arkeologjik dhe Gjykata Kushtetuese. Një pjesë e të punësuarve kanë zhvendosur materialet arkivuese që të mos shkatërrohen. 

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, paralajmëroi zgjidhje për problemin hapësinor me Arkivin Shtetëror, duke shtuar se sanimi do të zgjidhet me intervenim urgjent dhe me praktikën e furnizimeve të vogla, gjegjësisht realizimin e punimeve deri në 30.000 denarë.

"Për gjithçka që është nën këtë shumë, jemi të obliguar me ligj t'i realizojmë procedurat për sanim të çative. Nga ana e Ministrisë gjithçka është përgatitur. Komisionet që nga reshjet e vitit të kaluar dolën në terren, bënë konfirmim të hollësishëm të dëmeve dhe mjeteve të nevojshme. Ministria solli program për rikonstruksion, hyri në fuqi dhe mbetet vetëm të përpilohet plan urgjent për furnizime publike dhe të zbatohet procedura e cila zgjat disa javë",- deklaroi ministri i Kulturës, Rober Allagjovski.

Programi për rikonstruksion të institucioneve më të rrezikuara kushton rreth 60 milionë denarë dhe me të do të përfshihen më shumë se 20 nga gjithsej 60 institucione kombëtare, ose një e treta. Me këtë do të sanohet që të mos ketë rrjedhje nga shiu dhe të ndërpritet shkatërrimi i ndërtesave.

“Sanimi dhe mirëmbajtja vijuese e institucioneve ekzistuese është mbi 250 milionë denarë, ndërsa mund t’u dalim në ndihmë vetëm një përqindëshit të vogël të tyre. Mirëmbajtjen vijuese, nga viti i ardhshëm do ta mbështesim me përqindje më të madhe që të fitojmë institucione funksionale ekzistuese. Prioritet është sanimi e objekteve ekzistuese, në vend të ndërtimit të objekteve të reja të ashtuquajtura projekte kapitale, kjo vlen edhe për Teatrit Dramatik, fillimisht do të sanohet ndërtesa ekzistuese, ndërsa vitet e ardhshme do të nisim me ndërtimin e ndërtesës së re”,- theksoi ministri i Kulturës, Rober Allagjovski.

Allagjovski njoftoi se sivjet do të realizohet edhe një projekt themelor për rikonstruimin e Akueduktit në Vizbek të Shkupit dhe në pajtueshmëri të projektit do të konfirmohet dinamika e mbrojtjes së tij.

Për këtë qëllim Ministria e Kulturës është në negociata me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Butelit, për marrje të kompetencave rreth rregullim të hapësirës së Akueduktit, pa dallim të intervenimeve profesionale që do t’i realizojnë konservatorët. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)