Maqedoni

Kuvend, janë përkthyer 35 mijë amendamentet e VMRO-së

05.02.2018 18:17

Të gjitha amendamentet e VMRO-së për Ligjin e gjuhëve janë përkthyer, arkivuar, përpunuar dhe vendosur në e-Parlament....

Të gjitha amendamentet e VMRO-së për Ligjin e gjuhëve janë përkthyer, arkivuar, përpunuar dhe vendosur në e-Parlament, dhe tanimë gjithçka është gati për fillimin e shqyrtimit të tyre bëri të ditur sot Kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Në kumtesë thuhet se shërbimet e Kuvendit, në mënyrë të rregullt, kanë vepruar dhe do të veprojë në suaza të kompetencave dhe detyrimeve të tyre, deri në përfundimin e plotë të procesit.

"Duke pasur parasysh numrin e madh të amendamenteve, të njëjtat nevojitet të shqyrtohen dhe të veprohet rreth tyre konform dispozitave të Rregullores për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pas ç'farë Ligji për gjuhët do të shqyrtohet",- theksohet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, është në lexim të tretë. VMRO-DPMNE-ja opozitare parashtroi 35.576 amendamente pasi ai nuk u nënshkrua nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.