Vatikan, Erdogani takon Papa Françeskun
Papa Françesku priti sot për vizitë në Vatikan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan....

Papa Françesku priti sot për vizitë në Vatikan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Gjatë diskutimeve të përzemërta, Papa dhe presidenti turk përmendën situatën në Lindjen e Mesme, duke u ndalur më konkretisht te statusi i Jerusalemit, duke vënë në pah nevojën e promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon në sajë të dialogut dhe negociatave, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar’’,- saktësoi Vatikani në një deklaratë.
Gjatë takimit privat që zgjati 50 minuta, Papa Françesku nuk ngurroi të prekte edhe ofensivën e ndërmarrë prej 20 janarit nga ana e Turqisë në Afrin të Sirisë, si rezultat i të cilës në kopshtet e kështjellës “Sant’Angelo” u organizua një protestë nga rrjeti i Kurdistanit në Itali.
Erdogani mes tjerash falënderoi Papën për mosaprovimin e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit.
