Siri, vriten 23 civilë nga sulmet ajrore
05.02.2018 20:12
Të paktën 23 civilë janë vrarë pasi forcat qeveritare të Sirisë.....

Të paktën 23 civilë janë vrarë pasi forcat qeveritare të Sirisë kanë kryer sulme ajrore në një enklavë që kontrollohet nga rebelët, pranë Damaskut.
Katër fëmijë janë në mesin e të vrarëve në Goutan Lindore, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut - grup monitorues me seli në Londër.
Sipas burimit të njëjtë, së paku 70 persona janë plagosur nga këto sulme. Rreth 400 mijë banorë jetojnë në Goutan Lindore, të rrethuar nga forcat qeveritare siriane. Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011 dhe për pasojë mbi 400 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur.
