BE prezeton strategjinë e zgjerimit 2019, viti i Maqedonisë dhe Shqipërisë

06.02.2018 09:57

Brukseli prezenton sot Strategjinë e Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor....

Brukseli prezenton sot Strategjinë e Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor. Strategjia do të prezentohet nga Komisarja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han.

Në strategjinë  e perspektivës kredibile për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor,  paralajmërohet për dy çështje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me tërë rajonin, ndërkaq të cilat duhet të zgjidhen para inkuadrimit të cilit do vend në BE: dialogu mes Serbisë dhe Kosovës dhe kontestet bilaterale.

Në versionin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, ceket se vendet nga rajoni do të bëhen anëtare të BE-së, "por jo në gjendjen në të cilën ndodhen sot".

Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej identifikohen si lidere në rajon, kështu që pranimi i tyre në BE parashihet deri në fund të vitit 2025, me atë që negociatat inkuadruese do të përfundonin në vitin 2023. Vitin e njejtë, kur liderët në rajon do t'i përfundojnë negociatat, parashihet fillimi i procesit me Bosnjë e Hercegovinën.

Maqedonia dhe Shqipëria pritet t'i fillojnë negociatat në vitin 2019. Fundi i vitit 2019 është afati deri në të cilin Serbia dhe Kosova do të duhej të arrijnë marrëveshje për normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve.