Gjykata Penale, seancë për rastin “Sopoti”

06.02.2018 09:10

Në Gjykatën penale për sot është caktuar seancë për rastin "Sopoti".....

Procesi gjyqësor për rastin “Sopoti” vazhdoi sot me ndërrimin e Këshillit Gjyqësor.

Lënda daton prej vitit 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën pasi që automjeti i terrenit shkeli në një minë në rrugën lokale Sushevë - Sopot.

Pjesëtarët e DSK-së të cilët ishin paralajmëruar si dëshmitarë nuk ishin ftuar me arsyetimin e  gjykatës se bëhet fjalë për persona të posaçëm. Në seancën e radhës, e caktuar për më 2 mars, u paralajmërua prania e tyre, por pa prezencën e publikut.

Avokatët mbrojtës shpresojnë se shumë shpejt ky rast do të marrë epilog përfundimtar.