Prezantim i të dhënave për vdekshmërinë nga sëmundjet malinje
06.02.2018 09:27
Të dhëna për vdekshmërinë nga sëmundjet malinje në Republikën e Maqedonisë...

Të dhëna për vdekshmërinë nga sëmundjet malinje në Republikën e Maqedonisë në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2016 do të prezantojë sot Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë.
Instituti sot paralajmëroi edhe prezantim të rekomandimeve për preventivë nga Unioni internacional për preventivë të kancerit.
Këto të dhëna Instituti do t'i prezantojë me rastin e 4 shkurtit - Ditës botërore për luftë kundër kancerit, që këtë vit shënohet nën moton: "Ne mundemi. Unë mundem".
