Erdogani: Turqia e mbështet Maqedoninë për emrin
06.02.2018 10:20
Turqia është në anën e Maqedonisë në kontestin me emrin me Greqinë...

Turqia është në anën e Maqedonisë në kontestin me emrin me Greqinë, ka deklaruar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takimin me mërgimtarët ballkanik në Stamboll.
"Turqia gjithmonë do të jetë në anën e Maqedonisë, sepse në këtë rast Greqia thjeshtë nuk është në të drejtë", - ka theksuar Erdogani, transmeton "Ta nea".
Ai ka thënë edhe se lidhjet mes Turqisë dhe Maqedonisë janë vëllazërore dhe se Shkupi gjithmonë mund të konsiderojë në mbështetjen e Ankarasë.
"Ankaraja dhe Shkupi nuk kanë asnjë dallim dhe çështje të hapura dhe ne nuk do t'i lëmë vet vëllezërit tanë, por do të jemi gjithmonë së bashku me ata", - ka thënë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
