Koxias: Shkupi të shpalos cili do të jetë emri i ri i shtetit

06.02.2018 12:50

Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Koxias, kërkon nga autoritetet në Shkup....

Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Koxias, kërkon nga autoritetet në Shkup që të shpalosin publikisht se cili do të jetë emri i ri i shtetit.

Presim nga Shkupi përfundimisht të dalë dhe publikisht të thotë se cili do të jetë emri i ri i përbërë dhe t’ua sqarojë atë qytetarëve, thotë Kocias në intervistën për “Euronjus” në gjuhën greke.

Ai pohon se Athina tashmë po e përgatit terrenin që grekët ta pranojnë emrin e përbërë, por ai komenton se nga ana tjetër nuk ekziston një përgatitje e tillë. “Qeveria greke ndërmori përgjegjësi të thotë publikisht se dëshiron ndryshim të emrit dhe se ky emër do të jetë i përbërë për të gjitha përdorimet me përcaktim konkret dhe dolëm publikisht dhe thamë se në këtë emër do të kyçet edhe termi “Maqedoni”. Ne e përfunduam punën tonë. Ende presim nga Shkupi përfundimisht të dalë, publikisht të thotë se në këtë emër të përbërë cila do të jetë parashtesa para emrit dhe ta përshkruajë atë para popullit të vet. Ne e përgatisim mendimin publik dhe gjithsesi, siç po shihni, kjo ka edhe vështirësi. Nuk shoh se edhe pala tjetër po bën përgatitjen e njëjtë dhe kjo, sot, derisa po e bëjmë këtë intervistë, më shqetëson”,- thotë shefi i Diplomacisë greke.

Lidhur me përcaktimin dhe emrin e përbërë, Kocias sqaron se Qeveria greke preferon “nuancë sllovene në fonetikën e tyre”. Të premten në mbrëmje, Nikos Koxias pati bisedë telefonike me ndërmjetësin Nimic, ku shefi i Diplomacisë greke i ka potencuar ndërmjetësit se “nuk është kompetent të flasë për politikën e Athinës”, ndërsa negociatat duhet të zhvillohen në bazë të asaj që është arritur në Davos.