Gjendje e jashtëzakonshme në Maldive, pezullohet Kuvendi, arrestohet kreu i Gjykatës së Lartë

06.02.2018 12:55

Kriza politike në Maldive është përkeqësuar ndjeshëm...

Policia arrestoi kreun e Gjykatës së Lartë, Abdulla Saaeed, dhe një gjykatës tjetër, disa orë pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 15-ditore, duke iu dhënë kështu zyrtarëve të sigurisë fuqi shtesë për të arrestuar të dyshuarit.
 
Qeveria e ka pezulluar Parlamentin dhe ka urdhëruar ushtrinë t’i rezistojë çdo lëvizjeje të Gjykatës Supreme për të rrëzuar presidentin, Abdulla Yameen. Trazirat nisen kur presidenti, Abdulla Yameen, refuzoi t’i bindej urdhrit për lirimin e disidentëve politikë.
 
Vendimi është dënuar ashpër nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar. Ish-presidenti, Maumoon Abdul Gayoom, u arrestua pasi lideri aktual dhe vëllai i tij, Abdulla Yameen, dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme. Që prej ardhjes se Jamenit në pushtet në vitin 2012, vendi është përballur me probleme sa i përket lirisë së medias, burgosjes së opozitarëve dhe pavarësisë së gjyqësorit. Departamenti Amerikan i Shtetit u shpreh i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga zhvillimet.
 
Vendi është përfshirë nga një krizë e rëndë institucionale që prej së enjtes kur Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e të gjithë opozitarëve politikë të qeverisë aktuale, përfshirë ish-presidentin, Mohammed Nasheed, në ekzil të Mbretërisë së Bashkuar.
 
SEVDIE OMEROVIQ