Maqedoni
Çair, komuna largon nga trotuaret shitësit e paligjshëm
06.02.2018 14:03
Inspektorati komunal i Komunës së Çairit në bashkëpunim me inspektoratin e Qytetit të Shkupit...

Inspektorati komunal i Komunës së Çairit në bashkëpunim me inspektoratin e Qytetit të Shkupit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme realizuan aksionin e rradhës për largimin e shitësve të paligjshëm nga trotuaret e rrugëve “Kemal Sejfulla”, “Llazo Trpovski” dhe në tregun e Çairit.
“Qarkullimi i lirë i qytetarëve në hapësirat publike dhe ndërtimi i konkurencës së denjë legale janë prioritete të pakontestueshme”, thuhet në kumtesën e shërbimit për informim të komunës së Çairit.
