Maqedoni

Ligji për amnisti, 2500 kërkesa në Gjykatat Penale

06.02.2018 15:12

2500 kërkesa për amnisti kanë arritur në Gjykatat Penale për t’u shqyrtuar nga organet kompetente...

2 të 3 e kërkesave kanë marrë tashmë përgjigje dhe për këtë gjykatësit dhe administrata gjyqësore kanë punuar deri në mesnatë edhe gjatë fundjavës, për të respektuar afatin e fundit ligjor për përgatitjen e vendimeve për amnisti të të burgosurve, informoi kryetari i gjykatës, Ivan Xholev. Sipas tij, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për amnisti më 26 janar, vetëm tre ditë më parë filloi dorëzimi i kërkesave të para.
 
Janë kontrolluar mbi 10 mijë gjykime, por u arrit që të gjitha kërkesave t’u përgatiteshin vendimet duke respektuar afatet ligjore, tha Gjolev. Gjatë ditës së sotme në gjykatë kanë mbërritur 150 kërkesa të reja, vendimet për të cilat do t’u përcillen autoriteteve të burgjeve të vendit sapo të shqyrtohen. Me Ligjin për amnisti do të lirohen tërësisht nga dënimi rreth 670 të burgosur të cilëve u ka mbetur edhe 6 muaj deri në kryerjen e plotë të dënimit, ndërsa 3.097 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit në masën 30%. 
 
Avokati, Sasho Dukovski, ndërkohë, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për amnisti. Sipas tij, ligji nuk është kushtetues pasi në të përshkruhen se për cilat vepra vlen amnistia e për cilat jo, e me këtë, sipas Dudovskit, shkelet  parimi kushtetues se para ligjit të gjithë janë të njëjtë.
 
BELINDA KOKA-ADEMI