SHKODRAN MUSTAFI
Shkodran Mustafi, shqiptari i parë kampion bote
14.07.2014 15:32
Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për 19-vjeçarin, i cili bëri dy paraqitje të mira para se të pësonte dëmtimin e rëndë ndaj Algjerisë…..
Shkodran Mustafi bëhet lojtari i parë me orgjinë shqiptare që fiton Kupën e Botës. Mbrojtësi me orgjinë shqiptare, i lindur në Gostivar, u grumbullua në momentet e fundit nga Lëv pas dëmtimit të Marko Rojsh.
Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për 19-vjeçarin, i cili bëri dy paraqitje të mira para se të pësonte dëmtimin e rëndë ndaj Algjerisë.
Pas këtij momenti ai nuk luajti më, por padyshim që kjo mund të quhet një eksperiencë fantastike për Mustafin.
Lojtari është përgëzuar nga trajneri Lëv për paraqitjet e tij dhe duket qartë se ka një të ardhme të ndritur.