Scolari më nuk është trajner i Brazilit’
65-vjeçari Scolari fitoi Kampionatin Botëror në 2002-in, ndërsa në këtë kampionat skuadra e drejtuar prej tij përfundoi në vendin e katërt, pasi u shkatërrua nga Gjermania, tashmë kampionia e botës, në gjysmëfinale, me rezultatin e thellë 7:1……..

Trajneri i brazilianëve, Luiz Felipe Scolari, ka dhënë dorëheqjen pas dështimit të skuadrës së tij në Kupën e Botës “Brazil 2014″. Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes nga televizioni shtetëror brazilian “Globo TV”.
65-vjeçari Scolari fitoi Kampionatin Botëror në 2002-in, ndërsa në këtë kampionat skuadra e drejtuar prej tij përfundoi në vendin e katërt, pasi u shkatërrua nga Gjermania, tashmë kampionia e botës, në gjysmëfinale, me rezultatin e thellë 7 me 1 – humbja dhe mposhtja më e rëndë e tyre në 39 vitet e fundit.
Më pas Brazili u turpërua sërish të shtunën në përballjen me Hollandën për vendin tretë, duke u mposhtur me rezultatin e pastër 3 me 0.
Në fakt kontrata e Skolarit përfundonte në fund të këtij kampionati, por ai ka vendosur të dorëhiqet, ndërsa pritet që largimi i tij të pranohet edhe nga Konfederaa Braziliane e Futbollit.
Brazili ishte nën drejtimin e Skolarit që prej vitit 2001, një vit më pas u shpall kampion bote duke mundur Gjermaninë 2 me 0 në finale në Yokohama në Japoni.Pas shumë lëvizjeve ndër vite, në Portugali, në Premier Ligue nën drejtimin e Chelsean, në Uzbekistan dhe më pas në Brazil, Luiz Felipe Scolari u rikthye në 2012-ën.
Në 2013-ën, Brazili fitoi Kupën e Federatave, duke mundur Spanjën 3 me 0 dhe ishte një nga favoritët e Botërorit 2014.
Scolari u shpreh për mediat se humbja ndaj Gjermanisë 7 me 1 ishte dita më e keqe e të gjithë jetës së tij ndërsa i ka kërkuar përulësisht falje të gjithë popullit brazilian.
