Botë

Alarm i ri i rremë në SHBA - qytetarët alarmohen se vjen cunami

06.02.2018 20:04

Pas alarmit të rremë për sulm raketor mbi Havai më 13 janar, banorët e Bregut Lindor të SHBA-së...

Pas alarmit të rremë për sulm raketor mbi Havai më 13 janar, banorët e Bregut Lindor të SHBA-së sot kanë marrë paralajmërim të rremë se kontinentit i kërcënohen cunami nga Atlantiku.
 
Shërbimi meteorologjik nacional amerikan informoi se bëhet fjalë për gabim në sistemin për paralajmërim masiv të qytetarëve, që ka ndodhur gjatë kohës kur ka kryer test të sistemit. Nuk ka informacione sa qytetarë saktë janë shqetësuar me alarmin e ri të rremë.
 
Sistemi për paralajmërim të hershëm për rrezikun nga cunami ka qenë i vendosur pas cunamit katastrofik në Oqeanin Indian në vitin 2004, e cila ka vrarë mbi 20.000 njerëz.
 
Alarmi në Havai ishte më masiv se alarmi i sotëm. Atëherë më shumë se gjysmë ore njerëzit ishin  në frikë se drejt ishujve është nisur një predhë balistike koreanoveriore. Më vonë u vërtetua se bëhet fjalë për gabim të një të punësuari në sistemin për paralajmërim të hershëm./mia