Botë
Për herë të dytë këtë vit ra borë në Sahara
06.02.2018 20:39
Popullata në qytetin algjerian Ain Sefra për herë të dytë këtë vit është befasuar nga bora...

Dunat e rërës janë mbuluar me borë.
Në Algjeri pas 37 viteve ra borë për herë të parë në dhjetor të vitit 2016, e pastaj edhe tre herë.
Temperatura e ajrit në Ain Sefre në këtë periudhë të vitit zakonisht është nga gjashtë deri 12 gradë Celsius.
Në fillim të janarit pas më shumë se 50 viteve ra borë në jug të Marokut.
Bora u shkaktua nga një valë e të ftohtit, që goditi dhe qytetin Ain Sefre, Algjeria veriore./mia
