Botë

OKB heton raportet për sulmet kimike në Siri

06.02.2018 21:13

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, kanë thënë se janë duke hetuar disa raporte për sulmet kimike...

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, kanë thënë se janë duke hetuar disa raporte për sulmet kimike të supozuara kundër civilëve në qytete siriane të kontrolluara nga rebelët.
 
Njoftimi i sotëm i Komisionit të OKB-së për Hetime të të drejtave të njeriut në Siri, ka thënë se ka pranuar “disa raporte, të cilat tani janë duke i hetuar, në të cilat thuhet se bombat kanë përmbajtur gaz klori” në Saraqeb, që gjendet në veriperëndim të provincës Idlib dhe Douma në Ghoutën Lindore.
 
Banorët e dy vendeve të kontrolluara nga rebelët kanë akuzuar forcat siriane për përdorimin e armëve kimike në javët e fundit.
 
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, qeveria e të cilit mbështet nga Rusia, ka kundërshtuar përdorimin e armëve kimike.
 
Mirëpo Komisioni i OKB-së, ka fajësuar zyrtarisht Damaskun në shtatorin e kaluar për sulme kimike, në të cilin kanë vdekur më shumë se pesë persona në provincën Idlib më 2017.
 
Po ashtu organizata ka thënë se qeveria e Sirisë ka përdorur gazin klorin në sulmet e vitit 2014 dhe 2015.
 
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ka pasur “të dhëna të qarta” për sulme me gaz klori në Siri në javët e fundit, duke përfshirë enklavën e Ghoutas Lindore./evropaelire