Maqedoni
Britani, Dhoma e Lordëve kërkon Maqedonia të hyjë në NATO edhe pa zgjidhjen e emrit
07.02.2018 12:13
Dhoma britanike e Lordëve kërkon nga Qeveria e Londrës të angazhohet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s....

Dhoma britanike e Lordëve kërkon nga Qeveria e Londrës të angazhohet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, pa marrë parasysh atë nëse do të gjendet zgjidhje për emrin apo jo.
Në raportin “Britania e Madhe dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor” në Dhomën e Lordëve, i cili u miratua vjet në dhjetor, ndërsa u publikua zyrtarisht më 10 janar të këtij viti, citohet se Maqedonia duhet që t’i bashkëngjitet Aleancës Veriatlantike për paqe dhe stabilitet në rajon.
Inkuadrimi i vendit në NATO nuk duhet që të varet nga zgjidhja e kontestit për emrin midis Athinës dhe Shkupit, shkruhet në këtë dokument.
