Botë

OKB, Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën

07.02.2018 12:51

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë ditës së sotme debatohet për situatën në Kosovë...

Në këtë kuadër do të diskutohet për raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për zhvillimet në Kosovë në periudhën tremujore, prej 16 tetorit të vitit të kaluar e deri më 16 janar të këtij viti. Pos tjerash, në këtë raport, i cili është publikuar në internet, theksohet se vrasja e politikanit, Oliver Ivanoviq, ka shkaktuar shok dhe tmerr në Kosovë dhe më gjerë në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar.
 
Sekretari Guterres thekson se “e mirëpret përmbajtjen e treguar nga ana e liderëve politikë pas këtij krimi mizor dhe përkushtimin e demonstruar nga Beogradi dhe Prishtina për të bashkëpunuar dhe për evitimin e nxitjes së tensioneve politike”.
 
Më tutje, në raport thuhet se Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe e gjithë familja e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta avancuar paqen, progresin dhe stabilitetin në Kosovë.