Ekonomi, idetë inovative - kusht për sukses në biznes
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të jenë inovative....

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të jenë inovative në mënyrë që të zhvillojnë më shumë biznesin e tyre, por edhe t’i shërbejnë në mënyrë më të mire shoqërisë.
Pikërisht këtë synim ka projekti “Përmirësimi i konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes zhvillimit të kapacitetit për inovacione”, nëpërmjet të cilit do të bëhet stimulimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për marrje të aktiviteteve inovative.
“Do të krijohet kurs online për menaxhment inovativ, i cili do t’u ndihmojë sipërmarrësve dhe menaxherëve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për marrjen e projekteve inovative. Gjithashtu do të ketë dy udhëheqës të cilët do t’u ofrojnë mjete dhe do tua lehtësojnë punën për implementimin e prodhimeve dhe shërbimeve inovative”,- deklaroi menaxheri i projektit, Aleksandar Filipovski.
Fakti i padiskutueshëm se idetë inovative përmirësojnë konkurrencën, shihet edhe nga përvojat e vendeve fqinje. Kompanitë të cilat dëshirojnë zgjerim të tregut në Evropë, duhet patjetër të kenë ide inovative.
“Kompanitë duhet të fokusohen në inovacione për të përmirësuar konkurrencën, për shkak se është shumë e vështirë që të konkurrojnë në tregun evropian. Suksesi të cilin e shohim tek disa kompani është si pasojë e ndërmarrjes së shërbimeve specifike dhe inovacioneve radikale”,- u shpreh Daniela Çomkova nga Ark Fond – Bullgari.
Projekti është i financuar nga ana e BE-së në vlerë të 100 mijë eurove. (Ersan Pajaziti, TVM2)
