Maqedoni

480 vjet teqeja “Harabati Baba” në Tetovë - monumenti fetar, me vlera kombëtare historike

07.02.2018 16:30

Kryegjyshata Botërore Bektashiane së bashku me Gjyshatën e Maqedonisë kanë shënuar 480 vjetorin jubilar të themelimit të teqesë, “Harabati Baba” të Tetovës...

Kjo godinë tashmë i ka kaluar kufijtë e një ndërtese me vlerë për vetëm një komunitet fetar dhe është kthyer në një pjesë të pandashme të historisë tonë si komb, pasi nga kjo ndërtesë ka filluar organizimi i lëvizjeve të ndryshme për mbrojtjen e popullit shqiptar.
 
“Më jepni rastin t’u uroj në cilësinë e kryegjyshit botëror bektashian si dhe krejt komitetit bektashian nga Azia e largët deri te ShBA-të. Allahu lartësoftë këtë besim 800 vjeçar dhe na dhuroftë paqe e begati të ndjekësve krenarë të Haxhi Bektash Veliut”,- tha kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
 
Por, edhe përkundër vlerave të padiskutueshme fetare, historike dhe kombëtare, teqeja Harabati Baba, assesi të marrë vëmendjen e duhur institucionale.
 
Rinovimi i shumëpremtuar nga Ministria e Kulturës dhe Pushteti Lokal tashmë është harruar.
 
Ndërtesa rrezikon edhe shembjen, ndërkohë që vazhdon beteja ligjore mes Kryegjyshatës Bektashiane dhe Bashkësisë Islame të Maqedonisë për pronësinë e teqesë “Harabati Baba”. 
 
VISAR SADIKI