Maqedoni

Të drejtat e punëtorëve, hulumtimi: shkeljet nuk paraqiten nga frika

07.02.2018 17:34

Të drejtat e punëtorëve ekzistojnë vetëm në letër dhe jo në praktikë, kështu tregon anketa e koalicionit të Organizatave Rinore SEGA...

Sipas 1239 të anketuarve, të rinjtë frikësohen të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të ligjit dhe të drejtës së punëtorit që të mos pushohen nga puna.
 
25% e personave të papunë kanë deklaruar se janë të gatshëm të punësohen pa nënshkruar kurrfarë marrëveshje, 10% e të punësuarve punojnë me marrëveshje me gojë ose pa kurrfarë kontrate, ndërsa 10 për qind e numrit të tërësishëm të të punësuarve nuk u është dhënë ta lexojnë marrëveshjen për punësim që e nënshkruajnë. 
 
“Për momentin 75% e të rinjve të punësuar në Maqedoni konsiderojnë se të drejtat e punëtorit janë shkruar vetëm në letër, ndërsa 57 për qind frikësohen të paraqesin çfarëdo lloj shkelje për dy arsye - që të mos largohen nga puna dhe për shkak të asaj që të punësuarit e tjerë heshtin”,- deklaroi Zoran Ilievski nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA.
 
Fakti i mosrespektimit të të drejtave të punës tregon se gjendja me të rinjtë e  punësuar në Maqedoni është shqetësuese dhe si rrjedhojë e kësaj të rinjtë e braktisin vendin.
 
“Të drejtat e punëtorit në Maqedoni shkelen çdo ditë, të rinjtë këtë gjë nuk mund ta përballojnë dhe kjo është njëra ndër arsyet kryesore për shkak të së cilës vendosin ta lëshojnë vendin e tyre”,- u shpreh kryetari i Konfederatës së Sindikatave LIRA, Bllagoja Ralpovski.
 
Hulumtimi është zbatuar nga 15 janari në kuadër të fushatës “365 të drejta të punës për të rinjtë”, me qëllim që të gjendet zgjidhje për mbrojtjen e të punësuarve.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU