Maqedoni

“Ditë zie” shtetërore në nderim të 4 pilotëve

14.07.2014 17:13

Në varrezat e Butelit në Shkup, me respektet më të larta shtetërore, u bë varrimi i katër pilotëve të MPB-së...

Në varrezat e Butelit në Shkup, me respektet më të larta shtetërore, u bë varrimi i katër pilotëve të MPB-së, të cilët humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit më 10 korrik, afër Strumicës. 
 
Dita e sotme u shpall  “ditë zie” dhe flamujt shtetëror janë ulur në gjysmështizë. Një minutë heshtje u mbajt edhe në Kuvendin Republikan gjatë seancës së sotme. 
 
Në përplasjen e helikopterit të Policisë me  shtyllën, ku ishte e vendosur antena e Radiodifuzionit, humbën jetën  pilotët: Dragi Micev, Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Iljo Lopatiçki.
 
Komisioni i formuar për hetimin e rastit, i ka siguruar kutitë e zeza dhe po kryen procedurën e ekspertizës. 
 
Nga MPB-ja, më herët kishin njoftuar se helikopteri ka qenë i prodhuar në vitin 2008, i kontrolluar në mënyrë të rregullt dhe shfrytëzuar shpeshherë në misione shpëtimi.