Strategjia e BE-së, Vetëvendosje: Qasja e KE-së, sinjal për shqiptarët

07.02.2018 17:52

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se KE me strategjinë e saj për Ballkanin Perëndimor....

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se KE me strategjinë e saj për Ballkanin Perëndimor i ka vendosur vendet në konkurrencë të pabarabartë dhe nuk i ka dhënë Kosovën asnjë afat kohor në perspektivën e zgjerimit evropian.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se edhe pse strategjia përmend se “Kosova do të përfitojë nga një marrëveshje definitive për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, por nuk thuhet se çka do të përfitojë.

Strategjia nuk përmend mundësinë  e anëtarësimit, madje as mundësinë për të aplikuar për statusin kandidat, edhe nëse arrihet marrëveshja. Por, në rastin e Serbisë si kusht për integrim përmendet tri herë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe atë në hapat konkretë që duhet të ndjekë. Kjo qasje e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është një sinjal shumë i qartë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ne duhet të ideojmë dhe strukturojmë një politikë të brendshme rajonale të Kosovës e të Shqipërisë për të vendosur peshën që kemi dhe për të realizuar qëllimet ku duam të jemi, në Ballkanin Perëndimor e drejt BE-së, thonë nga Vetëvendosje.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me Strategjinë e re të zgjerimit, duke vlerësuar se ajo ka dështuar që ta adresojë qartë perspektivën integruese të Kosovës në BE.

Në një shkrim në profilin e tij në rrjetin social, Facebook, Thaçi ka shkruar se “Kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, respektivisht e paaftësisë së BE-së për një qëndrim unik për Kosovën. Por, Kosova nuk do të zhytet në dëshpërim”,- ka shkruar Thaçi. (Gyltene Sinani, TVM2