Kontesti rreth emrit, Hahn: Për zgjidhje nevojitet lidership
Kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë....

Kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhet në një të ardhme të afërt me lidership dhe aftësi për udhëheqje në të dy vendet, deklaroi eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, në një deklaratë për Dojçe Velen.
Lidershipi, sipas tij, nevojitet jo vetëm që të gjendet zgjidhje, por edhe të arrihet pajtueshmëri dhe të sigurohet shumicë e nevojshme politike.
“Kjo është sfidë për liderët e të dy vendeve. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe ata janë shumë të përkushtuar dhe e dinë se është e rëndësishme të gjendet zgjidhje për shkak se një problem i atillë i pazgjidhur nuk mund të mbetet i të dy vendeve në mes të Evropës. Kjo është sfidë, por punojmë për Evropë më të mirë, ndërsa Evropë më e mirë do të thotë kushte më të mira jetësore për qytetarët e saj, posaçërisht në rajon, ndërsa kjo ka ndikim edhe tek ne në BE. Për këtë arsye edhe e bëjmë këtë. Definitivisht nuk është e lehtë, por është e domosdoshme”,- deklaroi eurokomisari për zgjerim, Johanes Han.
