Tërmeti në Tajvan, “luftë me kohën” për të nxjerrë të mbijetuarit
Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi një ditë më parë Tajvanin....

Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi një ditë më parë Tajvanin, u pasua nga disa lëkundjeve.
Por, edhe përkundër dridhjeve të forta, deri tani ka vetëm katër viktima zyrtare, por 170 persona konsiderohen të zhdukur duke shtuar frikën se bilanci negativ mund të rëndohet. 180 janë të lënduar, ka shumë ndërtesa e rrugë të shkatërruara dhe përpjekjet për shpëtimin e të pagjeturve vazhdojnë.
“Po i ndërtojmë kornizat e çelikut, të cilat do të mbështesin ndërtesat e shembura për të garantuar sigurinë e ekipeve të shpëtimit. Po bëjmë garë kundër kohës dhe tani është periudha vendimtare. Shpresojmë që shpejt të vendosim çelikun dhe të mbështesim të gjitha ndërtesat në mënyrë që shpëtuesit tanë të mund të hyjnë brenda dhe të shpëtojnë njerëzit që janë bllokuar. Kjo është detyra jonë më e rëndësishme tani për tani”,- tha presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen.
Nuk është ky tërmeti i parë i fortë për ishullin i cili ka përjetuar lëkundje katastrofike prej 7.4 ballësh edhe në vitin 1999, që rezultuan me 2 mijë viktima dhe në 2016 ku mbetën 100 të vdekur.
Ndryshe nga tërmetet paraprake, edhe përskaj magnitudës së lartë, për fat të mirë , njerëzit e bllokuar nën ndërtesat e rrënuara, ende janë gjallë. (Sevdie Omeroviq, TVM2)
