Maqedoni
Mjegull dhe mbetje bore në disa rrugë
08.02.2018 09:44
Nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës dhe dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës, po zhvillohet komunikacioni në disa rrugë të vendit...

Në rrugën Tetovë - Kodër e Diellit, nga fshati Lisec deri në Kodër të Diellit, për shkak të mbetjeve të borës në rrugë është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve.
Dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës prej 50 deri 100 metra ka në drejtimet rrugore Prilep - Manastir dhe Dellçevë - Makedonska Kamenicë, prej 70 deri 100 metra në rrugët Shtip - Radovish dhe Shtip - Negotinë, përderisa në drejtimet rrugore Udovë - Gjevgjeli dhe Udovë - Demir kapi dukshmëria është prej 80 deri 90 metra.
LAMM rekomandon vozitje të kudjesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellpevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Dmeir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./mia
