Maqedoni

Gjykata Penale, vazhdon gjykimi ndaj Selës

08.02.2018 13:29

Në Gjykatën Penale sot ka vazhduar gjykimi i të akuzuarve për tentim-vrasje të deputetit, Zijadin Sela...

Në Gjykatën Penale sot  ka vazhduar gjykimi i të akuzuarve për tentim-vrasje të deputetit, Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin republikan.

Avokati i Selës ka kërkuar dëmshpërblim prej 30 milionë denarë për mjekimin, torturat, lëndimet trupore dhe torturat psikike.

Në formë të dëshmitarit edhe Ziadin Sela do të japë deklaratë.

Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.