Maqedoni

Gjykata Penale, seancë e re gjyqësore për lëndën “Trust”

08.02.2018 13:42

Edhe për lëndën "Trust" të PPS-së, Gjykata Penale sot duhet të mbajë seancë në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni, Sead Koçan...

Edhe për lëndën "Trust" të PPS-së, Gjykata Penale sot duhet të mbajë seancë në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni, Sead Koçan, si edhe dy persona fizikë dhe tre persona juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmës “Transmet", "Sileks" dhe "Vato" ShPKNJP për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.

Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të pushimit mjekësor të gjyqtares, Lidia Zimbovska.

Prokurorët e PPS-së deri më tani i kanë nxjerrë para gjyqit të gjitha dëshmitë.

Në radhë janë dëshmitë e mbrojtjes, pas çka priten fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente false kanë montuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç deklaroi PPS-ja, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion më 03.08.2011 dhe 06.10.2011.