Botë

Putini dhe Erdogani diskutojnë bashkëpunimin ushtarak në Siri

08.02.2018 14:00

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan të forcojnë bashkëpunimin...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan të forcojnë bashkëpunimin midis ushtrive të tyre në Siri, në luftën kundër terrorizmit, tha përmes një deklarate Kremlini.

Putini dhe Erdogani diskutuan në telefon edhe perspektivat për kontakte të reja midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit në lidhje me Sirinë, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është përmendur edhe mundësia e një takimi midis liderëve të të trija vendeve, raporton agjencia ruse RIA.

 

Sipas këtij burimi, Putini dhe Erdogani diskutuan edhe situatën në provincat Afrin dhe Idlib të Sirisë.