Gjykimi në Bruksel, Salah Abdeslam refuzon të paraqitet në gjykatë
Ka vazhduar edhe sot në Bruksel gjykimi ndaj Salah Abdeslamit, terroristit të dyshuar që në Belgjikë gjykohet...

Ka vazhduar edhe sot në Bruksel gjykimi ndaj Salah Abdeslamit, terroristit të dyshuar që në Belgjikë gjykohet për sulmin ndaj policëve që erdhën ta arrestonin në 2016, si një ndër xhihadistë që përgatitën sulmin në Paris.
Avokati i mbrojtjes i caktuar nga gjykata belge, thotë se Abdeslami ka vendosur të mos paraqitet në gjykatë.
Sjellja e tij është e çuditshme, thotë Tom Bauens, sa herë që i leverdis, ai thotë se është mysliman, e herë të tjera se është xhihadist.
Ai tallet me sistemin belg të drejtësisë, thotë se nuk e njeh drejtësinë tonë por ka kërkuar të drejtën e një avokati mbrojtës dhe thirret në të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.
Mbrojtja e policëve të lënduar thotë se ata kishin një përvojë 20 vjeçare në forcat speciale të sigurisë, por nga sulmi njëri prej tyre ka mbetur i paralizuar.
