Botë

Tërmeti në Tajvan, rritet numri i të vdekurve, kërkimet vazhdojnë

08.02.2018 16:36

Është rritur në 9 numri i të vdekurve nga tërmeti i së martës në Tajvan, por ende ka shpresë për shpëtimin e të mbijetuarve...

Është rritur në 9 numri i të vdekurve nga tërmeti i së martës në Tajvan, por ende ka shpresë për shpëtimin e të mbijetuarve, teksa kërkimet kanë hyrë në ditën e dytë. Disa prej tyre janë shpëtuar që dje dhe po kërkohet për 62 të humburit zyrtarë.
 
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të luftojnë me kohën, pasi të humburit janë dy ditë brenda gërmadhave pa ujë e ushqime. Mëngjesin e sotëm u nxor një familje prej 5-anëtarësh nga një pallat i rrëzuar. 
 
“Sapo shpëtuam katër të rritur dhe një fëmijë që kishin ngecur në ndërtesën 203. Nuk kemi të dhëna për persona të tjerë të mbetur në ndërtesë, por ne do të kërkojmë në të gjitha apartamentet e shkatërruara”,- deklaroi zjarrfikësi, Zhu Zhemin.
 
Rajoni është goditur edhe nga qindra dridhje të quajtura aftershock, të ndjekura nga një tërmet i ri mbrëmë prej 5.7 ballësh. Dhe kjo i bën më të rënda përpjekjet e shpëtuesve. 265 njerëz mbetën të lënduar nga tërmeti i së martës.
 
SEVDIE OMEROVIQ