Botë

Kinë, shembet rruga gjatë riparimit, tetë të vdekur

08.02.2018 16:54

Të paktën tetë persona gjetën vdekjen kur një rrugë u shemb në qytetin Foshan në jug të Kinës...

Në rrugë po bëheshin riparime, pasi një javë më parë një tubacion uji kishte shpërthyer në metronë që kalonte poshtë rrugës.

Nëntë punonjës ndërtimi arritën të shpëtohen të gjallë, ndërsa tre të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Mediat lokale thonë se madhësia e gropës së hapur është e njëjtë me atë të dy fushave të basketbollit në një thellësi prej 7 metrash.