Tribunë për anëtarësimin e vendit në NATO, panelistët: Jemi të përgatitur për anëtarësim në NATO
Maqedonia është e përgatitur për anëtarësim në NATO....

Maqedonia është e përgatitur për anëtarësim në NATO. Anëtarësimi në Aleancën Veri-atlantik do t’i mundësojë vendit rritje ekonomike, do të ulet papunësia dhe do të përmirësohen parimet e sundimit të së drejtës.
Sipas ministres së Mbrojtjes. Radmilla Sheqerinska. anëtarësimi në NATO do të mundësojë stabilitet më të madh politik, demokraci dhe respektim të të drejtave të njeriut.
“Anëtarët e NATO-s të cilët më vonë u integruan edhe në BE, në procesin e tyre paraqasës përjetuan përforcim të ekonomisë, rritje të investimeve vendore dhe të huaja, ulje të papunësisë dhe përmirësim të politikave udhëheqëse në shtetet e tyre”,- deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Zhvillimet gjeopolitike janë vendimtare që vendi të jetë pjesë e Aleancës Veri-atlantike edhe pse siguria nuk është e rrezikuar, konsideron koordinatori nacional për inkuadrim në NATO, Stevo Pendarovski.
“Ne edhe më tej jemi të parët sa i përket përkrahjes publike për integrim në NATO, asnjë anëtare tjetër e NATO-s nga 29 që janë e që kanë përqindje më të lartë të përkrahjes së Maqedonia”,- tha koordinatori nacional për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski.
Ndërkohë, sipas ambasadores së Kroacisë në Maqedoni, Daniella Barishic, procesi i integrimit është i rëndësishëm sepse ligjet duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë.
“Shumë është më e thjeshtë kur problemet i zgjidhni bashkërisht, sepse bëhet fjalë për mbrojtje të përbashkët kolektive. Disa pyesin se pse nuk jeni neutral si Zvicra, po por duhet pasur parasysh se Zvicra është e rrethuar nga vendet e BE-së”,- theksoi ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Daniella Barishic.
Ndërkohë, për analistin, Sasho Ordanovski, si shembull pozitiv për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore duhet ta marrim marrëveshjen për fqinjësi francezo - gjermane. Vetëm në këtë mënyrë vendi mund të dalë nga izolimi dhe të integrohet në familjen evropiane. (Flutura Latifi, TVM2)
